Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, tha se ka takuar presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda dhe se me atë rast e ka falënderuar atë, për përkushtimin dhe thellimin e raporteve bilaterale. Osmani, në një postim në Fascebook, ka thënë se në takim…

Lajme

09/11/2024 17:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, tha se ka takuar presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda dhe se me atë rast e ka falënderuar atë, për përkushtimin dhe thellimin e raporteve bilaterale.

Osmani, në një postim në Fascebook, ka thënë se në takim ka marrë konfirmimin se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

“Në takim me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, e falënderova dhe ritheksova përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale. Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në samitin e Budapestit, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme.