Osmani- Kurtit dhe Vetëvendosjes: S’e kam kuptuar dhe s’i kuptoj talljet që bëhen në llogari të aleatëve- Aleancat janë për të na mbrojtur
Presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast Osmani deklaroi se si presidente e vendit ka zhvilluar dhjetëra udhëtime e qindra takime me liderë të ndryshëm të botës për Kosovën. “Të nderuar qytetarë, si udhëheqëse e politikës së jashtme kam punuar që emri i Kosovës të lartësohet e…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast Osmani deklaroi se si presidente e vendit ka zhvilluar dhjetëra udhëtime e qindra takime me liderë të ndryshëm të botës për Kosovën.
“Të nderuar qytetarë, si udhëheqëse e politikës së jashtme kam punuar që emri i Kosovës të lartësohet e dëgjohet edhe aty ku nuk është dëgjuar kurrë më parë. Kam punuar në thellimin e aleancave e partneriteteve të afërta e të largëta. Jam angazhuar të dëshmojë se Kosova është shembulli më i mirë se çfarë ndodhë kur demokracitë qëndrojnë të bashkuara. Përgjatë këtyre muajve çdo ditë si nga dita e parë e mandatit kam punuar me ngulm drejt forcimit të shtetësisë tonë e përpjekjes për të fuqizuar vendin tonë. Marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe partnerët e tjerë riafirmojnë rolin tonë si forcë proaktive për paqen për zhvillimin tonë në rajon dhe më gjerë. Pjesëmarrja jonë në samite dhe forume ndërkombëtar e ka fuqizuar gjithnjë e më shumë zërin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Për herë të parë në histori, Kosova u ftua në samite e organizata ku fare s’është natarë, siç ishte Samiti i NATO-s. Ku dëshmuan se rëndësia e një shteti nuk përcaktohet thjesht nga madhësia gjeografike, pro nga rrëfimi ynë, shembulli që japim dhe vlerat që mbrojmë. Veprimet tona jashtë janë shtrirë edhe në kontintete të tjera. Kam realizuar dhjetëra vizita ndërkombëtare e qindra takime me liderë, e këto vizita e komunikime do të vazhdojnë edhe në pjesën e mbetur të vitit përgjatë gjithë angazhimit tim politik. Veçanërisht politika jonë e jashtme proaktive ka dëshmuar veprimet dashakeqe të Serbisë. Kosova e lirë e pavarur, sovran dhe demokratike është një realitet i pakthyeshëm. Ndërmjet dialogut me këta liderë jo vetëm që kemi afirmuar pavarësinë e Kosovës, por kemi ngritur edhe marrëdhënie më të thella”,tha Osmani.
Sipas presidentes rezultati i kësaj pune shpesh nuk shihet menjëherë, por dyert e hapura e partneriteti dhe kontaktet e rregullta në katër anët e botës janë dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur.
“Asnjëherë në histori të presidencës së pas pavarësisë Presidenca e Kosovës nuk i ka pasur dyert më të hapura se sa në këtë mandat, faktet flasin vetë. Asnjë popull nuk ia ka dalë vetëm , e asnjë shtet nuk ka sukses në izolim, prandaj aleancat janë të paçmueshme. Historia na tregon se dobësimi i aleancave apo partneriteteve është gabim strategjik, e të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim, e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona. Aleancat me shtetet tona mike janë më të mëdha se sa secili prej neve politikan, apo cilado parë zgjedhje. Ato janë gurthemel i sukseseve tona dhe investim i së ardhmes së Kosovës në Kombet Lira. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur andaj vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me to kërcënon vetë mbrojtjen e Republikës sonë.Shihni deklarimet e superfuqive botërore, do të shihni se siç do sfidë angazhohen ta kapërcejnë bashkë me aleatët sepse s’mund t’ia dalin vetëm. Asnjëherë s’e kam kuptuar dhe s’e kuptoj as talljet që bëhen në llogari të aleatëve dhe as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimet e emrit të tyre për të fituar pushtet. As njëra as tjetra s’i bën nder Kosovës, por duhet shumë punë e shumë angazhim për mbajtje të aleancave bazuar në parime e vlera.Ka disa çështje që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të veçantë në 2025, angazhimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, anëtarësimi në EB deh fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë suksese të vitit 2025.Pra çdo hap i institucioneve për të arritur këto duhet të jetë mirë i koordinuar dhe stragjikisht i kordinuar”, theksoi Osmani./Lajmi.net/