Osmani kujton Ilir Konushevcin: Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26 vjetorin e vdekjes së tij. Ajo ka thënë se Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës. “Falë atij dhe…

Lajme

09/05/2024 09:58

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26 vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo ka thënë se Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

“Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala!”, ka shkruar Vjosa Osmani. 
Postimi i plotë: