Osmani kërkon mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrime euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë Hristo Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë Hristo Gudjev, të cilin e falënderoi për angazhimin gjatë mandatit të tij, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve. Osmani theksoi se partneriteti…

Lajme

21/11/2024 17:52

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë Hristo

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë Hristo Gudjev, të cilin e falënderoi për angazhimin gjatë mandatit të tij, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Osmani theksoi se partneriteti Kosovë-Bullgari ka kontribuuar në avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë dhe diplomaci.

E para e vendit tonë njëherësh shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes së Sofjes zyrtare në rrugëtimin euro-atlantik dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.