Osmani i shpreh ngushëllime familjes së gazetares ukrainase që vdiq sot në Prishtinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen e gazetares ukrainase, Olha Pridako, e cila vdiq sot. Osmani tha se lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase e mësuan me pikëllim të thellë, teksa sipas saj, Olha ishte zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e forcës dhe qëndresës në rrethanat të…

Lajme

22/01/2025 18:14

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen e gazetares ukrainase, Olha Pridako, e cila vdiq sot.

Osmani tha se lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase e mësuan me pikëllim të thellë, teksa sipas saj, Olha ishte zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e forcës dhe qëndresës në rrethanat të vështira.

“Prania e saj në Kosovë së bashku me djalin e saj Yaroslavin, ishte një shembull i shpirtit human dhe vlerës së lirisë, e cila i lidhë popujt tanë”.

“Në këto çaste të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, veçanërisht për djalin Yaroslavin, koleget e saj që ndodhen në Prishtinë, dhe për të gjithë ata që e njohën”, shkroi Osmani.

E para e shtetit më tej tha se kujtimi për Olhën do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.