Osmani i kundërpërgjigjet Grenellit, i rilexon tri deklarata të Trumpit në konferencë: Nuk i kam interpretuar, kam folur se si i kam kuptuar unë si presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media ka folur për deklarimin e Richard Grenell i cili akuzoi atë se i ka keqinterpretuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se Serbia ka pasur plan për të sulmuar Kosovën. Osmani nuk ka dashur t’i kundërpërgjigjet direkt, por vendosi t’i lexoj tri deklaratat e Trumpit, ku…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media ka folur për deklarimin e Richard Grenell i cili akuzoi atë se i ka keqinterpretuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se Serbia ka pasur plan për të sulmuar Kosovën.
Osmani nuk ka dashur t’i kundërpërgjigjet direkt, por vendosi t’i lexoj tri deklaratat e Trumpit, ku ka folur për këtë sulm të mundshëm të Serbisë, që u ndalua, transmeton lajmi.net
“Unë jam përgjigjur në pyetjet që më janë bërë për kohët e fundit. Qytetarët mund t’i dëgjojnë edhe vet. Është deklarata e datës 25 qershor 2025. I ftoj përsëri qytetarët që t’i dëgjojnë për të parë nëse kam keqinterpretuar. Në atë deklaratë (të Trump) thuhet konkretikisht kështu: ‘Siç edhe e dini, në javët e fundit u kujdesëm për Indinë, Pakistanin, Kosovën e Serbinë’. Jam pyetur për deklarata shumë konkrete, ta përkthej një të thënë me 27 qershor 2025: ‘Brenda pak muajsh, kemi arritur paqe mes Indisë dhe Pakistanit, Izraelit dhe Iranit, Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës dhe disa të tjera. Serbia siç e dini ishin për të shkuar në luftë nëpërmjet një grupi, e kemi ndalur një gjë të tillë’. Është edhe një deklaratë e 8 korrikut ku përsëri thuhet: ‘Ne bëmë punë me Indinë e Pakistanin, Serbinë e Kosovën, Ruanda e Kongo dhe e gjitha kjo ishte në 3 javët e fundit’. Unë po lexoj transkriptë të deklaratave. Unë kur jam përgjigjur kam thënë se mënyra se si e kuptojmë ne, nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, kam treguar se si e kam kuptuar unë si presidente e Republikës së Kosovës. Ne e vlerësojm rolin e presidentit Trump si paqebërës, si njeri që punon ditë e natë për paqe në botë, e vlerësojm shumë këtë kontribut dhe tërë deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit të tij, pra vlerësimin pozitiv që e kemi për presidentin Trump”, tha Osmani ndër të tjera./lajmi.net/