Osmani i ankohet një qytetari: Nuk po dojnë me m’bë presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po i vazhdon takimet me qytetarët e Kosovës, takime këto që po konsiderohen si “parafushatë”. Në një takim të rastësishëm me një qytetar në Prishtinë, ajo ankohet që nuk po ia japin një mandat të dytë për PResidente. “Nuk po dojnë me m’bë presidente’, tha Osmani derisa merr përkrahje të…

Lajme

25/03/2026 10:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po i vazhdon takimet me qytetarët e Kosovës, takime këto që po konsiderohen si “parafushatë”.

Në një takim të rastësishëm me një qytetar në Prishtinë, ajo ankohet që nuk po ia japin një mandat të dytë për PResidente.

“Nuk po dojnë me m’bë presidente’, tha Osmani derisa merr përkrahje të plotë nga qytetari që thotë se “s’kanë qare”.

Osmani nuk është propozuar për Presidente të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti, duke u prishur kështu thellë raportet mes tyre.

Deri më 5 prill, ajo do të vazhdoj detyrën e saj në krye të shtetit ndërkaq nuk dihet ende cili do të jetë rrugëtimi i saj politik, a do të kthehet në shtëpinë e vjetër LDK apo do të vazhdoj rrugën vetëm. /Lajmi.net/