Osmani – Haxhiut: Nuk do të jetë punë e lehtë, është detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë ndodhet në presidencën e Republikë së Kosovës ku pritet ta marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani. Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes. Osmani ka thënë se…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë ndodhet në presidencën e Republikë së Kosovës ku pritet ta marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani.
Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.
Osmani ka thënë se s’është e lehtë që të mbahen të dy pozitat, meqë një përvojë të tillë e ka përjetuar edhe vetë.
“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, ka thënë Osmani, duke uruar që edhe Haxhiu ta lë pas vetes një grua presidente.
Osmani ka deklaruar se po i lë pas Haxhiut një punë të jashtëzakonshme pas 5 viteve në presidencë./Lajmi.net/