Osmani falënderon ministren e Jashtme finlandeze për mbështetjen drejt integrimit euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Helsinki është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. E para e vendit bën të ditur se e falënderoi ministren për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare,. “Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Helsinki është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
E para e vendit bën të ditur se e falënderoi ministren për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare,.
“Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës. E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook.