Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme në kohë lufte dhe rindërtimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar dje drejt Japonisë për vizitë zyrtare. Ajo sot mori pjesë në aktivitetet për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore Expo 2025 në Osaka. Në hapjen zyrtare të Ditës së Kosovës në Osaka, presidentja u prit nga ministri Naoki Okada, përgjegjës për Expo Osaka 2025. Para të…

Lajme

11/06/2025 15:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar dje drejt Japonisë për vizitë zyrtare. Ajo sot mori pjesë në aktivitetet për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore Expo 2025 në Osaka.

Në hapjen zyrtare të Ditës së Kosovës në Osaka, presidentja u prit nga ministri Naoki Okada, përgjegjës për Expo Osaka 2025.

Para të pranishmëve, Osmani ka mbajtur një fjalim, ku ka përmendur Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila shënohet nesër.

Ndër tjera, ajo ka folur për edhe për bashkëpunimin dhe relacionet me shtetin japonez, duke u shprehu falënderuese në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës.

“Mbështetja e Japonisë për popullin tonë, veçanërisht pas luftës dhe në shumë faza të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë. Ajo ka formuar një themel të fortë miqësie dhe partneriteti që gëzojmë sot, një miqësi, një miqësi që mbështetet në vlera të përbashkëta, por edhe në vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen”.

“Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e saj të zhvillimit në angazhimin ndërkombëtar, do të presim me padurim të kemi partneritet të thellë, në të gjitha institucionet, akademitëë, biznese, si dhe në kulturë”, u shpreh Osmani.

Pos Osmanit, fjalim mbajti edhe ministri japonez Okada, i cili tha se relacionet me Kosovën vazhdimisht po forcohen dhe ka përmendur edhe medaljet që vendi ynë ka fituar në xhudo.

“Që nga njohja e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran nga Japonia në vitin 2008, Japonia e ka mbështetur vazhdimisht shtetin, veçanarisht që nga viti 2018 Japonia është angazhuar në bashkëpunime të ndryshme ekonomike me Kosovën dhe përpjekjet e saj për një zhvillim kombëtar, paqe dhe stabilitet në rajon, dhe rrugën drejt BE-së”, tha Okada.

Ceremonia e hapjes zyrtare të Ditës së Kosovës u përcoll po ashtu me një koncert të veçantë nga Filharmonia e Kosovës.