Osmani e Spiropali ia hedhin valles, në festën e organizuar për përvjetorin e Pavarësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani udhëtoi dje drejt Shqipërisë. Bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Vjosa Osmani festuan në Shkodër, në vigjilen e Pavarësisë së Shqipërisë. E në një moment, Osmani e Spiropali u panë edhe duke festuar me muzikë shqiptare, e duke ia hedhur valles. Në qytetin verior u…

Lajme

28/11/2025 10:04

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani udhëtoi dje drejt Shqipërisë.

Bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Vjosa Osmani festuan në Shkodër, në vigjilen e Pavarësisë së Shqipërisë.

E në një moment, Osmani e Spiropali u panë edhe duke festuar me muzikë shqiptare, e duke ia hedhur valles.

Në qytetin verior u mblodhën rreth 200 të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare të cilët nisën festimet për Ditën e Pavarësisë që do të vijojnë edhe sot./Lajmi.net/