Osmani e sigurte në votat për formimin e Qeverisë, i referohet Kurtit si Kryeministër dhe i uron sukses në qeverisje ende pa u votuar në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duket se është shumë e sigurte që kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka votat për formimin e qeverisë. Ende pa u votuar, ajo i uroj suksese në punët e qeverisjes së re dhe iu referua si kryeministër, transmeton lajmi.net. “Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin…

Lajme

11/02/2026 20:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duket se është shumë e sigurte që kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka votat për formimin e qeverisë.

Ende pa u votuar, ajo i uroj suksese në punët e qeverisjes së re dhe iu referua si kryeministër, transmeton lajmi.net.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Ju priftë e mbara!”, shkroi presidentja në postimin e saj.

Vitin e kaluar, kur Glauk Konjufca nga VV kishte kërkuar mandatarin, përkundër që dihej që nuk i ka votat , presidentja Osmani ishte deklaruar se VV e kishte bindur se i kanë votat. Më vonë doli se VV nuk i kishte votat./lajmi.net/