Osmani e priti në Presidencë edhe Adem Hoxhën

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot edhe me kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhën. Osmani sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës. Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të…

Lajme

03/07/2025 15:18

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot edhe me kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhën.

Osmani sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

E njëjta mbajti takime dje edhe me liderët e partive politike kryesore në vend.