Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
Në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me korin diplomatik në vend kanë bërë homazhe tek varri i tij. Presidentja Osmani teksa e ka quajtur Ibrahim Rugovën atin themeltarë të shtetit të Kosovës, tha se kontributi i tij do të shërbej si udhërrëfyes. “Dha një…
Lajme
Në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me korin diplomatik në vend kanë bërë homazhe tek varri i tij.
Presidentja Osmani teksa e ka quajtur Ibrahim Rugovën atin themeltarë të shtetit të Kosovës, tha se kontributi i tij do të shërbej si udhërrëfyes.
“Dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë kur po rrezikohej edhe shfarosja e qytetarëve tanë, e popullit të Kosovës. Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm qe bëri bashkë të gjithë qytetarët rreth kauzës për liri, demokraci, pavarësi, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u dishtën më së shumti në ato kohë të vështira… Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimensionin që fatkeqësisht mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha ajo.
Ish-presidenti, Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut.