Osmani e Agim Veliu? Haziri: Deri është e hapur për të gjithë ata që janë të gatshëm dhe kanë mundësi e vullnet
Lutfi Haziri i LDK-së ka ndarë detaje nga agjenda e takimit që do të mbajë pas pak Këshilli i Përgjithshëm i partisë. Përveç konfirmimit që bëri Jehona Lushaku-Sadriu më herët, se në mbledhjen e Këshillit do të propozohet kandidati për kryeministër, Haziri bëri me dije se Këshilli po ashtu do të miratojë politikat për zgjedhjet…
Lajme
Lutfi Haziri i LDK-së ka ndarë detaje nga agjenda e takimit që do të mbajë pas pak Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Përveç konfirmimit që bëri Jehona Lushaku-Sadriu më herët, se në mbledhjen e Këshillit do të propozohet kandidati për kryeministër, Haziri bëri me dije se Këshilli po ashtu do të miratojë politikat për zgjedhjet e 7 qershorit.
“Natyrisht që do vendoset politika e nominimit dhe lista zgjedhore prej 110 burrave dhe grave që kanë me qenë pjesë e garës së përbashkët. Dikujt ia ka mbyllë e dikujt ia ka hapur mundësitë dhe ne ftojmë të gjithë rugovistët, besimtarët në Republikën e Kosovës, t’i bashkohet kësaj liste për ndryshimin e madh”, deklaroi Haziri.
Ai tha se për emrat e Vjosa Osmanit, dera është e hapur për të gjithë ata që janë të gatshëm dhe kanë mundësi e vullnet.
Haziri konfirmoi edhe derën e hapur për Agim Veliun.