Osmani diskuton për çështjet e sigurisë dhe zgjedhjet me ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime të ndara këtë javë me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Sipas njoftimi për media në këto takime, presidentja…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime të ndara këtë javë me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimi për media në këto takime, presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në çështjet e sigurisë dhe ecurinë e procesit zgjedhor.
Ajo gjithashtu shqyrtoi përparimin në konstituimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

