Osmani dhe Lajçak flasin për marrëveshjen e Ohrit: Ia vlerësova rekomandimet

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, diplomati sllovak, ka bërë të ditur se temë e takimit situata aktuale në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Osmanit…

Lajme

28/09/2024 09:40

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, diplomati sllovak, ka bërë të ditur se temë e takimit situata aktuale në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Osmanit ia ka vlerësuar mendimet dhe rekomandimet se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

“Vlerësoj mendimet dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak, ndër të tjera. /Lajmi.net/