Osmani dhe Abela diskutojnë për raportet bilaterale Kosovë-Maltë
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Maltës, Robert Abela, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e partneritetit mes dy shteteve, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Osmani me këtë rast ka theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Maltës, Robert Abela, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e partneritetit mes dy shteteve, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Osmani me këtë rast ka theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit.
“Diskutim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar Osmani në Facebook.
E para e shtetit ndodhet në Tiranë ku sot u mbajt Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian, me pjesëmarrjen e dyzet e shtatë liderëve.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.