Osmani dhe Abdixhiku takohen me kongresistin Self: E falenderuam për mbështetjen për anëtarësim në NATO

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Omani ka njoftuar se bashkë me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun e kanë takuar kongresistin republikan të SHBA-vë, Keith Self. Ajo ka thënë se i kanë uruar mirëseardhje atij. “Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës,…

Lajme

26/05/2026 21:46

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Omani ka njoftuar se bashkë me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun e kanë takuar kongresistin republikan të SHBA-vë, Keith Self.

Ajo ka thënë se i kanë uruar mirëseardhje atij.

“Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: