Osmani dekoron komandantin Ulutaş me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake, komandantin e deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş. “Komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş, i shpreha mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Osmani…

Lajme

11/10/2024 16:22

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake, komandantin e deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş.

“Komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş, i shpreha mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Osmani thotë se e dekoroi në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e ngushtë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjatë.

“Në përfundim të mandatit të tij, e dekorova me Medaljen Presidenciale Ushtarake, si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e ngushtë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, shtoi ajo./Lajmi.net