Osmani bisedon me Macronin, ditë më parë ambasada e Francës i tha Qeverisë Kurti se “po dërgoni sinjal negativ për partnerët”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron në Tiranë, në kuadër të margjinave në kuadër të Samitit që po mbahet atje. Osmani në postimin e bërë në ‘X’ tregoi se me Macronin bisedoi për partneritetin e përbashkët mes Kosovës e Francës, shkruan lajmi.net “Një mundësi e vlefshme për…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron në Tiranë, në kuadër të margjinave në kuadër të Samitit që po mbahet atje.
Osmani në postimin e bërë në ‘X’ tregoi se me Macronin bisedoi për partneritetin e përbashkët mes Kosovës e Francës, shkruan lajmi.net
“Një mundësi e vlefshme për të folur me Presidentin Emmanuel Macron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë-Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Osmani në “X”, pas takimit.
A valuable opportunity to speak with President @EmmanuelMacron in Tirana about the Kosovo–France partnership and our shared vision for Kosovo’s Euro-Atlantic future.
🇽🇰 🤝 🇫🇷 pic.twitter.com/kzcYHfLPDO
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2025
Por, partneriteti mes këtyre dy shteteve kohëve të fundit nuk ka pasur momente të mira.
Dy ditë më parë, Ambasada e Francës në Kosovë e ka kritikuar Qeverinë Kurti për aksionet që i ndërmori së fundmi në veri.
Në postimin e bërë në Facebook, Ambasada e Francës tha se Kosova po dërgon sinjal negativ tek partnerët.
“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, thuhej në njoftimin nga ambasada e Francës.
Nuk është hera e parë që Ambasada e Francës kritikon Qeverinë Kurti gjatë mandatit të saj 4-vjeçar.
Përveç ambasadës, Kurti gjatë mandatit të tij si kryeministër është kritikuar direkt edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. /lajmi.net/