Osmani: Bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është thelbësor për sigurinë në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përditshëm dhe të partnerëve të besueshëm për garantimin e sigurisë në vend. Në një takim me Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Özkan Ulutaş, Presidentja Osmani e ka falënderuar atë për lidershipin e tij dhe për rolin e rëndësishëm që KFOR-i vazhdon të luajë…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përditshëm dhe të partnerëve të besueshëm për garantimin e sigurisë në vend.
Në një takim me Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Özkan Ulutaş, Presidentja Osmani e ka falënderuar atë për lidershipin e tij dhe për rolin e rëndësishëm që KFOR-i vazhdon të luajë në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim, transmeton lajmi.net.
Ajo ka nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë.
Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të punuar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në funksion të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.
Postimi i plotë:
Siguria garantohet me angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm.
Në takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, e falënderova për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.
Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, e në veçanti përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë./lajmi.net/