Osmani bashkë me nënën e motrat kryejnë mamografine: Nuk ka pse të jetë vetëm tetori muaj “Rozë”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot bashkë me nënën dhe motrat e saj kanë bërë mamografinë në QKUK. Përmes një njoftimi në Facebook Osmani u shpreh se nuk duhet të jetë vetëm tetori muaj “Rozë” dhe se duhet senzibilizim gjatë gjithë kohës. “Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi…

Lajme

05/11/2024 11:23

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot bashkë me nënën dhe motrat e saj kanë bërë mamografinë në QKUK.

Përmes një njoftimi në Facebook Osmani u shpreh se nuk duhet të jetë vetëm tetori muaj “Rozë” dhe se duhet senzibilizim gjatë gjithë kohës.
“Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë 🎀 dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë qe nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë.” ka shkruar Osmani.
“Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka përfunduar  Osmani. /Lajmi.net/