Osmani: Administrata Trump konfirmoi vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas Osmani, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau. “Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për…

Lajme

30/07/2025 15:56

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas Osmani, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në Facebook.

Presidenca e Kosovës tha se Osmani gjatë qëndrimit në SHBA më herët gjatë korrikut kishte paraqitur kërkesën para zyrtarëve amerikanë për vazhdimin e këtij programi.

Në prill të vitit 2024, MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt, që është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.

Programi kap vlerën e 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo shumë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.