Osimhen lë të hapur derën për Arsenalin: Çdo gjë mund të ndodh

Victor Osimhen ka komentuar mundësitë për të ardhmen e tij.

Sport

15/06/2022 15:23

Sulmuesi nigerian i Napolit, Osimhen është në mesin e lojtarëve me vëmendjen më të madhe në Serie A.

Për të ka interesim nga gjithë Evropa, me Arsenalin që është skuadra më aktive në raport me të.

“Nuk e di të ardhmen time, e di se gjithçka mund të ndodh, por tani unë dua vetëm të shkoj në pushime me familjen time dhe të qetësoj kokën, të rimbush bateritë. Pastaj kujdesemi për të tjerat”, ka thënë Osimhen, transmeton lajmi.net.

“E di se ka shumë thashetheme që më duan në Spanjë apo në Angli, po unë nuk mendoj se është koha e duhur të flasim për këtë tani që jam me kombëtaren”, shtoi nigeriani.

Marrëveshja për Osimhen nuk do të jetë e lehtë, pasi Napoli kërkojnë një shumë të madhe për të lëshuar kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/