Oscar: Nëse do të kisha shansin, do të doja ta përfundoja karrierën time në Chelsea
Ish-mesfushori i Chelsea, Oscar, pranon se do të pëlqente një rikthim në klubin londinez.
Sport
Ai në një intervistë së fundmi tregoi se ka pasur momente shumë të mira te Chelsea, shkruan lajmi.net..
“Klubi më ka ndihmuar të bëhem një lojtar më i mirë dhe unë kam akoma shumë shokë aty”, u shpreh Oscar.
Reprezentuesi i Brazilit pranon se është shumë e vështirë që të kthehet pasi mosha e tij nuk është e duhura.
29 vjeçari ka thënë: “Në qoftë se do kisha mundësi të zgjedha të ardhmen time, atëherë do të ishte Chelsea”.
Braziliani është transferuar në Superlingën Kineze në Shanghai SIP në 2016-tën për më shumë se 60 milionë.
Ai ka pasur 203 paraqitje me Blutë e Londrës, duke shënuar 38 gola dhe gjithashtu regjistroi 37 asistime./Lajmi.net/