OSBE vlerëson rolin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk ka vlerësuar punën e tri institucioneve në Kosovë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 28 dhjetorit. McGurk ka përmendur saktësisht KQZ-në, PZAP-në dhe Policinë e Kosovës, i cili tha se punuan në mënyrë profesionale, efikase dhe të sigurt, shkruan lajmi.net. “Ndërsa numërimi është duke…

Lajme

31/12/2025 08:06

Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk ka vlerësuar punën e tri institucioneve në Kosovë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 28 dhjetorit.

McGurk ka përmendur saktësisht KQZ-në, PZAP-në dhe Policinë e Kosovës, i cili tha se punuan në mënyrë profesionale, efikase dhe të sigurt, shkruan lajmi.net.

“Ndërsa numërimi është duke vazhduar, puna e tyre vazhdon të jetë thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike dhe besimin publik të Kosovës”, ka shkruar McGurk në rrjetin social “X”. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: