OSBE: Pavarësia dhe qëndrueshmëria e RTK-së janë thelbësore për demokracinë

Misioni i OSBE-së ka reaguar lidhur me situatën financiare të Radio Televizionit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e medias së shërbimit publik për një shoqëri demokratike dhe të informuar. Në reagim thuhet se sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së RTK-së është jetik për funksionimin demokratik të vendit, raporton lajmi.net OSBE-ja ka mirëpritur përpjekjet e Presidente…

Lajme

11/11/2025 17:26

Misioni i OSBE-së ka reaguar lidhur me situatën financiare të Radio Televizionit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e medias së shërbimit publik për një shoqëri demokratike dhe të informuar.

Në reagim thuhet se sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së RTK-së është jetik për funksionimin demokratik të vendit, raporton lajmi.net

OSBE-ja ka mirëpritur përpjekjet e Presidente Vjosa Osmani dhe Kryetarit të Kuvendit, Lumir Basha, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e ardhshëm të RTK-së.

Postimi i plotë:

Media e shërbimit publik ka rëndësi.

Sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së RTK-së është jetik për demokracinë dhe për një shoqëri të informuar.

Ne mirëpresim përpjekjet e Presidente Osmani dhe Kryetarit të Kuvendit Basha për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për financimin e së ardhmes së RTK-së./Lajmi.net/