OSBE në Veri do të ketë rol teknik

Florian Dushi i KQZ-së thotë se varësisht nga nevoja, institucioni që merret me organizimin e zgjedhjeve do të kërkojë mbështetje nga OSBE. Por, sipas tij, ky mision nuk do të ketë rolin që e kishte në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Lajme

12/05/2014 18:42

OSBE do të ketë rol logjistik në organizmin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në katër komunat veriore të Kosovës.

Anëtari i KQZ-së nga LDK, Florian Dushi ka thënë për lajmi.net se varësisht nga nevoja do të kërkohet ndihma e OSBEçsë për organizimin e zgjedhjet edhe në veri të vendit.

“Ne do ta shqyrtojmë këtë çështje dhe varësisht nga nevoja do ta kërkojmë mbështetjen e OSBE-së\”.

“Ajo që është e sigurt ështëë se OSBE nuk do ta ketë rolin që e kishte në zgjedhjet e kaluara. Roli i saj mund të jetë më shumë teknik ose logjistik në pjesën e vlerësimeve që do ta bëjmë bashkërisht si institucion të shohim se ku kemi nevojë”.

Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, misioni i OSBE kishte lehtësuar zgjedhjet lokale të vitit 2013 në katër kiomunat në veri të vendit (Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq).