OSBE i reagon Sami Kurteshit: Sjellje e papranueshme, liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë në Kosovë
Misioni i OSBE-së në Kosovë, i ka reaguar anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshit për sulmet që i ka bërë ai mbrëmë AGK-së dhe mediave. Nga OSBE e kanë quajtur sjelljen e tij si të “papranueshme”, shkruan lajmi.net. “Liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës. Përfaqësuesit politikë…
Lajme
Misioni i OSBE-së në Kosovë, i ka reaguar anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshit për sulmet që i ka bërë ai mbrëmë AGK-së dhe mediave.
Nga OSBE e kanë quajtur sjelljen e tij si të “papranueshme”, shkruan lajmi.net.
“Liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës. Përfaqësuesit politikë në organet e pavarura duhet të mbështesin standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Sami Kurteshi, dje përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur AGK-në dhe disa media në Kosovë “kriminelë dhe vrasës me pagesë”.
“Aleanca e Grupeve Kriminale (AGK), ashtu sipas një tradite të saj rutinë, e tërbuar qenka vënë sërish në mbrojtje të pronarëve të altoparlantëve të krimit të organizuar dhe dezinformimit – VRASËSVE me PAGESË – me emrat si „Vox“, „periskopi.com“, „Klan-tv“, „gazetaexpress.com“, „telegrafi.com“, „reporteri.net“, „insajderi.com“, „paparaci.com“ e ndonjë tjetër të ngjashme. Aleanca e grupeve kriminale, lutjen e zëshme e të qartë shqip për respektim të hapësirës së punës për KQZ dhe të mediave, e kualifikon si „pengon fizikisht gazetarët“ dhe shprehet e „shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve“ nga unë, Sami Kurteshi, anëtar i KQZ”, ka shkruar Kurteshi në Facebook. /Lajmi.net/