OSBE i bën thirrje KGJK-së të plotësojë shpejt vendet e lira pas largimit të gjyqtarëve serbë

Sot, Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu njoftoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Lidhur me këtë ka reaguar OSBE’ja, nga ku i është bërë thirrje KGJK’së, që në ‘’ mënyrë të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira përmes procedurave transparente,…

Lajme

27/08/2026 15:53

Sot, Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu njoftoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Lidhur me këtë ka reaguar OSBE’ja, nga ku i është bërë thirrje KGJK’së, që në ‘’ mënyrë të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim’’, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Misioni i OSBE-së në Kosovë merr në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor serb të Kosovës për të tërhequr dorëheqjet e tyre.

Misioni i bën thirrje KGJK-së që, në mënyrë të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi për përfaqësimin e komuniteteve.

Një sistem gjyqësor që pasqyron komunitetet të cilave u shërben është thelbësor për të siguruar qasje të barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë.