Ortek mbi Valbonë, 40 alpinistë nga Kosova filmojnë pamjet në Alpet shqiptare
Rreziku nga ortekët është rritur në Alpet Shqiptare pas reshjeve të fundit të dëborës dhe erërave të forta. Një grup prej 40 alpinistësh nga Kosova, që prej tre ditësh po eksploronin Alpet dhe Luginën e Valbonës, u përballën nga afër me këtë rrezik. Ata filmuan momentin kur një ortek i fuqishëm shkëputet nga maja e…
Lajme
Rreziku nga ortekët është rritur në Alpet Shqiptare pas reshjeve të fundit të dëborës dhe erërave të forta.
Një grup prej 40 alpinistësh nga Kosova, që prej tre ditësh po eksploronin Alpet dhe Luginën e Valbonës, u përballën nga afër me këtë rrezik.
Ata filmuan momentin kur një ortek i fuqishëm shkëputet nga maja e Briasit në 2,570 metra lartësi dhe zbret shpejt drejt luginës, duke krijuar një re të dendur bore.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar ose dëme materiale, por autoritetet paralajmërojnë për kujdes të shtuar ndaj banorëve dhe turistëve.