ORL-ja e Mitrovicës me rezultate të jashtëzakonshme: 425 operacione brenda një viti
Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë realizuar një numër të lartë ndërhyrjesh kirurgjikale dhe vizitash gjatë vitit 2025, njofton ky institucion shëndetësor. Sipas njoftimit të spitalit, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, me mbështetjen e Shërbimit të Anestezionit, ekipit të instrumentareve dhe…
Lajme
Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë realizuar një numër të lartë ndërhyrjesh kirurgjikale dhe vizitash gjatë vitit 2025, njofton ky institucion shëndetësor.
Sipas njoftimit të spitalit, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, me mbështetjen e Shërbimit të Anestezionit, ekipit të instrumentareve dhe stafit të infermierisë, kanë kryer gjithsej 425 operacione, si dhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore.
Nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” vlerësohet puna dhe përkushtimi i mjekëve dhe i gjithë stafit shëndetësor e mbështetës, duke theksuar kontributin e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët e rajonit.
Institucioni ka shprehur mirënjohje të veçantë për Dr. Arben Kastratin, Dr. Artan Haxhiun dhe gjithë ekipin e përfshirë në këtë punë profesionale dhe të përkushtuar. /Lajmi.net/