Origi mund të largohet nga Liverpool

Sulmuesi i Liverpool, Divock Origi mund të largohet nga 'Anfield' në fund të sezonit.

Sport

19/03/2022 23:37

Origi nuk po e gjen vetën në formacionin startues te Liverpooli, andaj pritet të largohet në merkaton e verës.

Që pas transferimit të Luis Diaz në janar te ‘Reds’, 26 vjeçari nuk po arrin të jetë një lojtar i rëndësishëm për ekipin e tij, përcjell lajmi.net.

Prandaj sipas ‘Goal.com’, belgu pritet të largohet në fund të sezonit edhe pse ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024.

Milan kanë shfaqur interesim për Origin, pasi kërkojnë të përforcojnë repartin e sulmit./Lajmi.net/