Origi kthehet në stërvitje, pritet të jetë gati për Chelsean
Milan ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Chelsea. Ylli belg, Divock Origi është kthyer në stërvitje, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta. Trajneri Stefano Pioli mund të bëjë llogaritë edhe në sulmuesin belg, për ndeshjen e Champions League, të cilën Milan e luan ndaj Chelsea. Sipas Vitiello, Origi…
Sport
Milan ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Chelsea.
Ylli belg, Divock Origi është kthyer në stërvitje, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta.
Trajneri Stefano Pioli mund të bëjë llogaritë edhe në sulmuesin belg, për ndeshjen e Champions League, të cilën Milan e luan ndaj Chelsea.
Sipas Vitiello, Origi sot mori pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit dhe është rikuperuar plotësisht, përcjell lajmi.net.
Lojtari mund të marrë minutat e tij qysh në ndeshjen ndaj londinezëve.
Rikthimi i tij është i rëndësishëm, pasi Milan numëron 6 lojtarë të lënduar aktualisht. Opsionet për rotacione në formacion janë minimale për Pioli. /Lajmi.net/