Origi ka arritur marrëveshje katër vjeçare me Milanin
Lojtari i Liverpoolit, Divock Origi është shumë pranë transferimit te Milani.

Sport
Origi ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të këtij viti dhe pritet të largohet në fund të sezonit nga ‘Anfield’.
Ai nuk po e gjen veten në formacionin startues të gjermanit, Jurgen Klopp dhe kjo ka bërë që lojtari ta mendojë largimin nga ‘Reds’.
Sipas gazetës prestigjioze ‘Gazzetta dello Sport’, Milani tashmë ka arritur marrëveshje me sulmuesin belg, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja thuhet se është katërvjeçare, me pagën katër milionë euro, por ende nuk është bërë zyrtare./Lajmi.net/