Origi e ka ndarë mendjen, do të transferohet te Milani

Tashmë është mësuar e ardhmja e Divock Origi.

Sport

19/05/2022 11:37

Ylli belg i skuadrës së Liverpool, Divock Origi do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi ka zgjedhur destinacionin e tij të radhës. Ai do të kalojë në kampionatin italian, në Serie A, përcjell lajmi.net.

Lojtari po pret për të kompletuar testet mjekësore dhe për të njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me Milanin gjatë javëve të ardhshme.

‘Reds’ kanë pranuar vendimin e tij dhe ai do të largohet si lojtar i lirë. /Lajmi.net/