Organizoi protestë për të hyrë në BBVK4, policia gjobit Labinot Rexhën

Këngëtari i zhanrit popullor, Labinot Rexha është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas protestës para Klan Kosovës. Të njëjtit iu shqiptua gjoba pasi nuk e ka paralajmëruar protestën paraprakisht në polici. Ai ishte i shoqëruar nga një numër i vogël i njerëzve të cilët ishin të veshur me bluza mbi të cilat shkruante “BBVK thuaj…

ShowBiz

29/10/2025 11:57

Këngëtari i zhanrit popullor, Labinot Rexha është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas protestës para Klan Kosovës.

Të njëjtit iu shqiptua gjoba pasi nuk e ka paralajmëruar protestën paraprakisht në polici.

Ai ishte i shoqëruar nga një numër i vogël i njerëzve të cilët ishin të veshur me bluza mbi të cilat shkruante “BBVK thuaj po Labit”.

Ndryshe, Klan Kosova ende nuk e ka zbuluar datën e nisjes së këtij spektakli gjigant që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve anëmbanë Kosovës.