Organizohet protestë për bashkim kombëtar në Preshevë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë për bashkim kombëtar.

Lajme

19/11/2019 19:43

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Zyra e OVL- UÇPMB-së në Preshevë, shkruan lajmi.net.

Aty thuhet shqiptarët kanë bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën e tyre për bashkim kombëtar.

Protesta mbahet më 28 nëntor.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i OVL-UÇPMB-së:

Shqiptarët janë duke bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën për bashkim kombëtarë. Këtij ideali madhor i kanë ndihmuar sakrifica të gjeneratave nga e kaluara e lavdishme, e tashmja dhe ardhmja. Shqiptarët kan dhënë dëshmorë në luftëra për bashkim kombëtarë. Kan zhvilluar rezistenca aktive e paqësore, kërkesa e protesta para bashkësisë ndërkombëtare dhe shumë akte tjera në shërbim të kauzës për bashkim. Të dashur qytetarë, të dashur bashkëkombas atdhetarë shqiptare po i jetojmë momentet vendimtare kur po bisedohet për zgidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro serbe. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së fton qytetarët e Kosovës Lindore që t’i bashkangjitemi protestës që do të organizohet më 28 Nëntor të këtij muaji, Dita e Flamurit, dita e Pavarësisë së shtetit të Shqipërisë. Prej një mijë arsyeve qē do të duhej të protestonim kundër këtij regjimi, një e veçojmë; ngritjen e zërit për bashkangjitje me Kosovën. Ejani të festojmë dhe të protestojmë për autoktoninë tonë shekullore. Protestojmë kundër padrejtësive historike, për të drejtën tonë natyrale, për realizimin e amanetit të dëshmorëve, për ardhmërine dhe dinjitetin e fëmijëve tanë. Në bashkëpunim me subjektet politike, shoqërinë civile, bashkësinë islame OVL e UÇPMB – së fton të gjithë qytetarët që t’ i bashkangjiten kësaj proteste më 28 Nëntor, në ora 11 nga Shtëpia e Kulturës në marshin protestues deri te qendra e qytetit para Kuvendit Komunal. Dil protesto me dinjitet. Protesto për autoktoni kombëtarë, autenticitet kulturorë e patriotik. Protesto për kauzën madhore. Protesto për bashkim kombëtarë. /Lajmi.net/