Organizata terroriste serbe kërcënon Kurtin me eliminim fizik
Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”. “Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me…
Lajme
Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë mesazh.
Qeveria e Kosovës me një vendim e shpalli organizatë terroriste “Severna Brigada” në qershor 2023.
Bashkë me “Severna Brigada”, organizatë terroriste u shpall edhe “Civilna Zaštita” (“Mbrojtja Civile”).
Kurti atëherë deklaroi se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.