Organizata “QIKA” reagon pas krahasimeve seksiste të një kompanie të grave me “kaçikun” e pulës

Organizata “QIKA” ka reaguar sot përmes një aksioni simbolik pas krahasimit të grave me “kaçikun” e pulës. Këto krahasime në reklamat e tyre i kanë bërë disa biznese pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës, shkruan lajmi.net. “Në tualetet publike pranë bizneseve në kampusin universitar, janë vendosur reklama me mesazhe denigruese dhe seksiste që i drejtohen…

Lajme

10/10/2024 14:15

Organizata “QIKA” ka reaguar sot përmes një aksioni simbolik pas krahasimit të grave me “kaçikun” e pulës.

Këto krahasime në reklamat e tyre i kanë bërë disa biznese pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Në tualetet publike pranë bizneseve në kampusin universitar, janë vendosur reklama me mesazhe denigruese dhe seksiste që i drejtohen grave dhe vajzave. Sot, QIKA ndërmori një aksion simbolik kundër këtyre reklamave, të cilat, ndër të tjera, krahasojnë gratë me “kaçikun” e pulës. Kjo gjuhë objektifikon gratë duke i trajtuar si produkte konsumi dhe shitjeje. Ne i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që menjëherë të largojë këto reklama nga tualetet publike. Gratë dhe vajzat nuk janë “kaçika” e as mjete marketingu. E ju Heb’s Kosova & My Shawarma  a keni kaçik mos me kon seksista?”, thuhet në reagimin e tyre.