Orban: Nëse Turqia lëshon refugjatët, do të përdorim forcën në kufirin me Serbinë

Hungaria do të "zbatojë forcë" në kufirin e saj jugor me Serbinë për të mbrojtur kufirin me Bashkimin Evropian nëse Turqia kërcënon të hapë derën për refugjatët në Evropë, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban.

Bota

17/10/2019 13:38

Orban tha se 90,000 njerëz aktualisht po përpiqen të arrijnë në BE përmes “rrugës ballkanike”, duke shtuar se numri i tyre së shpejti do të rritet në 100,000.

“Nëse Turqia lëshon qindra-mijëra migrantë shtesë, ne do të duhet të përdorim forcën për të mbrojtur kufirin hungarez dhe kufirin serbo-hungarez,” tha ai.

Orban paralajmëroi se situata aktuale në Siri së shpejti mund të ketë pasoja për Hungarinë, kufijtë e së cilës janë gjithashtu kufij të BE, transmeton Kp