Orav uron Hamzën, kryetarin e ri të PDK: Pres me padurim të punoj me të

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Përmes një postimi në Facebook, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën. Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët. “Sot e përgëzova Bedri Hamzën për…

Lajme

20/11/2025 16:31

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në Facebook, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën.

Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët.

“Sot e përgëzova Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së. Pres me padurim të punoj me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Themelimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë përparësia e tyre e përbashkët” shkroi Orav.

Hamza u zgjodh në krye të PDK-së ditën e hënë, në Konventën e partisë, të organizuar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.