Orav takon ish-Presidentin Sejdiu: Reflektuam mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e saj të integrimit në dy dekadat e fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar ish-Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. Ai ka ndarë fotografi në rrjetin social “X”, ndërsa ka treguar se çka kanë biseduar, shkruan lajmi.net. “Reflektuam mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e saj të integrimit gjatë dy dekadave të fundit, si dhe reformat kryesore që ende…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar ish-Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ai ka ndarë fotografi në rrjetin social “X”, ndërsa ka treguar se çka kanë biseduar, shkruan lajmi.net.
“Reflektuam mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e saj të integrimit gjatë dy dekadave të fundit, si dhe reformat kryesore që ende presin. Është inkurajuese të shohësh një angazhim të fortë për të ardhmen evropiane të Kosovës nga udhëheqësit e kaluar dhe të tashëm”, ka shkruar Orav në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:
Met today with former 🇽🇰 President Sejdiu.
We reflected on the progress Kosovo has made on its 🇪🇺 integration path over the past two decades, and the key reforms that still lie ahead.
Encouraging to see strong commitment to Kosovo’s European future from past and present leaders. pic.twitter.com/8X62rhImz6— Aivo Orav (@AivoOrav) February 5, 2026