Orav: Kosovës i duhet një qeveri e re sa më parë

Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve mike të Kosovës ishin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës konstituive, e cila dështoi për të 52-tën herë radhazi. Në sallën e Kuvendit morën pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, si dhe Shefi i Zyrës së…

Lajme

25/07/2025 14:07

Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve mike të Kosovës ishin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës konstituive, e cila dështoi për të 52-tën herë radhazi.

Në sallën e Kuvendit morën pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, transmeton lajmi.net

Pas përfundimit të seancës së dështuar, Orav deklaroi se Kosovës i nevojitet urgjentisht një Kuvend funksional dhe një qeveri e re, që do të mundësonte forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e saj drejt BE-së,” tha Orav për mediat.

Ky është tentimi i fundit për konstituimin e Kuvendit para se të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar çdo veprim parlamentar, duke filluar nga 27 korriku deri me 8 gusht./lajmi.net/