Orav e pranon raportin e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve: Të zbatohen rekomandimet

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në një postim në platformën X, ai ka…

Lajme

14/05/2025 16:21

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se është i lumtur që u takua me Loiseaun, dhe diskutuan për gjetjet e misionit mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.

“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe riafirmova angazhimin e BE-së për të punuar me institucionet e Kosovës për të zbatuar rekomandimet kryesore”, ka thënë Orav.

Gjatë ditës Loiseau sot raportin ia dorëzoi edhe presidentes Vjosa Osmani.