Orav dhe ambasadori slloven flasin për progresin e Kosovës në rrugën drejt BE-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj. Rreth këtij takimi, Orav ka shkruar në llogarinë e tij në X, transmeton Klankosova.tv. “Kënaqësi që e mirëpres sot Ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj”. Zyrtari evropian ka treguar se me diplomatin slloven…

Lajme

03/09/2025 11:27

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj.

Rreth këtij takimi, Orav ka shkruar në llogarinë e tij në X, transmeton Klankosova.tv.

“Kënaqësi që e mirëpres sot Ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj”.

Zyrtari evropian ka treguar se me diplomatin slloven kanë folur për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Diskutimi ynë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit si familje e BE-së, për të mbështetur progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.