Orav: BE-ja mbështet projektet në Prishtinë
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Në një takim të zhvilluar në ambientet e komunës, Orav dhe Rama biseduan rreth infrastrukturës, arsimit, si dhe Lojërave Mesdhetare, nikoqire e të cilave do të jetë Prishtina, më 2030. Pas përfundimit të takimit, Orav u shpreh se BE-ja…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në një takim të zhvilluar në ambientet e komunës, Orav dhe Rama biseduan rreth infrastrukturës, arsimit, si dhe Lojërave Mesdhetare, nikoqire e të cilave do të jetë Prishtina, më 2030.
Pas përfundimit të takimit, Orav u shpreh se BE-ja mbështet projektet në Prishtinë, nga të cilat përfitojnë banorët e saj dhe të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në kryeqytet.
“Lidhshmëria, infrastruktura, arsimi dhe Lojërat Mesdhetare 2030 ishin fokusi kryesor i takimit tim me kryebashkiakun Përparim Rama. BE-ja mbështet projektet në Prishtinë nga të cilat përfitojnë banorët e saj dhe të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë këtu. Qeverisja e mirë dhe transparenca mbeten kyçe”, shkroi Orav, në “X”.
Rama dhe ambasadori Orav vizituan Sahat-Kullën, një nga simbolet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Prishtinës, e cila është restauruar falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.