Oraret e konferencave të KQZ-së dhe statistikat e votimit
Sot, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar disa konferenca për të informuar qytetarët mbi ecurinë e procesit të votimit. 08:00 – Konferenca e parë do të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit, transmeton lajmi.net. 11:30 – Në konferencën e…
Lajme
Sot, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar disa konferenca për të informuar qytetarët mbi ecurinë e procesit të votimit.
-
08:00 – Konferenca e parë do të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit, transmeton lajmi.net.
-
11:30 – Në konferencën e dytë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.
-
15:30 – Konferenca e tretë do të prezantojë të dhënat mbi daljen e qytetarëve deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit.
-
19:30 – Konferenca e katërt do të informojë për përfundimin e votimit, pjesëmarrjen në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.
Për orën e saktë të konferencës së pestë, ku do të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike, KQZ do të njoftojë më vonë.
Përveç këtyre konferencave, KQZ do të publikojë statistika nga pjesëmarrja e votuesve në platformën e rezultateve në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00.
Qytetarët ftohen të ndjekin njoftimet e KQZ-së për informacione të përditësuara mbi procesin e votimit./lajmi.net/