Ora atomike që punon për 300 milionë vite

Shumica e njerëzve i rregullojnë orat e tyre sipas orës që e kanë në telefon. Por tani ju keni një udhëzues të ri: orën atomike NIST-F2. E ndërtuar nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë (NIST), paisja e ardhshme do të shërbejë si orë civile amerikane. Ora më e saktë në botë F2, mund të…

Auto & Tek

06/04/2014 15:38

Shumica e njerëzve i rregullojnë orat e tyre sipas orës që e kanë në telefon. Por tani ju keni një udhëzues të ri: orën atomike NIST-F2.

E ndërtuar nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë (NIST), paisja e ardhshme do të shërbejë si orë civile amerikane.

Ora më e saktë në botë F2, mund të punojë vazhdimisht për 300 milionë vite dhe kurrë nuk do të mbetet prapa as edhe për një sekond të vetëm.

Hulumtuesit e kanë bërë këtë orë tre herë më të saktë se ora aktuale F1, orë nga viti 1999. Tani për tani, NIST do t’i krahasojë të dy orat në të njëjtën kohë për të parë rezultatet e tyre.

Të dy paisjet janë të përbëra nga një atom të cesiumit për të përcaktuar kohëzgjatjen e saktë të të dyjave.

Siç theksoi edhe instituti, teknologji si celularët, satelitët GPS dhe energjia elektrike mbështeten lartë në saktësinë e orave atomike, të cilat ndihmojnë në më shumë zbulime në të ardhmen.

Shikoni videon nga NIST më poshtë për më shumë: